Zbardhet dëshmia e bashkëshortit të Caroline: Pashë një nga grabitësit

Evropë

Zbardhet dëshmia e bashkëshortit të Caroline: Pashë një nga grabitësit

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 23:46
Çifiti

Mediat greke kanë publikuar dëshminë e plotë të bashkëshorti të Carolinës, vrasja e të cilës ka tronditur Greqinë, ndërsa ende nuk ka një autor të këtij krimi.

Bashkëshorti i Carolinës, 33-vjeçar përshkroi me hollësi atë që ndodhi që nga momenti kur grabitësit hynë në shtëpi deri në fundin tragjik
“Autorët”- thotë ai, flisnin mirë greqisht,- “por në një moment flisnin në një gjuhë që të kujtonte bullgarishten ose shqipen”

Momentet makth që jetoi piloti 32-vjeçar janë tronditëse, momente që do të gdhenden përgjithmonë në kujtesën e tij. Së fundmi ka rrëfyer edhe momentin kur ai kuptoi se Caroline kishte vdekur.

Ajo që ndodhi natën e 11 majit brenda shtëpisë së tij në Glyka Nera, ende ka disa sekuenca të pazbardhura, ndërsa autorët vrarën Carolinën në prani edhe të vajzës 11 muajshe.

Dëshmia është tronditëse:

Siç deklaroi ai, “ne duhet të kemi fjetur midis orës 01:15 dhe 01:30. U zgjova kur dëgjova një kërcitje nga doreza e derës. Nuk e kuptova se sa ishte ora. Kur hapa sytë, pashë tre burra që hynë në dhomë. Ai m’u afrua me pistoletë dhe para se të më thoshte ndonjë gjë, unë i thashë: “Në dhomën e ndenjes ka 10,000 euro. Ju lutemi mos na shqetësoni “.

Pastaj ai e lëvizi Carolinën që të zgjohej. Sapo pa grabitësit, ajo filloi të bërtiste. Pastaj autori i dytë me pistoletë e sulmoi atë. Burri i shkurtër shkoi te gruaja ime, e ktheu fytyrën poshtë me një dorezë të mprehtë dhe ia ktheu kokën drejt dyshekut ose jastëkut”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat