Policia bëhet qesharake, merr rimorkio për të sekuestruar skuterin

Evropë

Policia bëhet qesharake, merr rimorkio për të sekuestruar skuterin

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 06:30
Ilustrim

Policia angleze është bërë objekt talljesh në rrjetet sociale, pasi postoi një foto të një skuteri elektrik të sekuestruar, mbi një rimorkio që përdoret për mjete të përmasave të mëdha.

Në Facebook, policisë në Hereford iu sugjerua që një mjet me peshë të tillë që shkon 5 deri 40 kg mund ta kishin futur gare lehtë në makinë dhe jo të investohen me mjete të rënda.

“Shpenzojnë paratë kot. Kërkojnë kamionin për të tërhequr një mjet aq të vogël. Përveç kësaj, shtojnë ndotje dhe trafik në rrugë për një skuter”, shkruajnë përdoruesit e Facebook.

Pati edhe komentues ironikë: “Nuk gjetën dot një më të madh? Ai skuteri po rri ngushtë aty ku e kanë vënë”.

Policia e West Mercia nuk lejon përdorimin e skuterit në rrugë ose në vende publike, për shkak se, sipas tyre, një mjet i tillë nuk plotëson kushtet e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat