Po fliste për takimin Lukashenko-Putin, partnerja “i bën gjëmën” analistit, shfaqet e zhveshur gjatë lidhjes “live”

Evropë

Po fliste për takimin Lukashenko-Putin, partnerja “i bën gjëmën” analistit, shfaqet e zhveshur gjatë lidhjes “live”

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 21:15
Arsyeja e ndërprerjes ishte paraqitja e një vajze të zhveshur në ekran

Një televizion ukrainas ka ndërprerë transmetimin e intervistës me një analisti rus, i cili po rrëfente detaje rreth takimit të dy liderve, Vladimir Putin dhe Alexandër Lukashenko-s.

Arsyeja e ndërprerjes ishte paraqitja e një vajze të zhveshur në ekran, shkruajnë mediat e huaja.

Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për analistin Dmitry Elovsky që ishte gati të fillonte t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarit, por pati një pauzë të zgjatur sepse ai nuk e dëgjoi pyetjen.

“A po ndodh diçka atje? Unë nuk mund të dëgjoj asgjë”, pyeti analisti personin prapa ekranit të kompjuterit.

Vajza më pas e ktheu ekranin drejt saj, e u zbulua se ishte e zhveshur nga beli lart.

Elovsky shpejt e ktheu ekranin përsëri nga vetja, por transmetimi i intervistës u ndërpre menjëherë për shkak të “vështirësive teknike”, dhe drejtuesit vazhduan me emisionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat