​Jansha: Nëse BE nuk zgjerohet, dikush tjetër do ta bëjë atë

Evropë

​Jansha: Nëse BE nuk zgjerohet, dikush tjetër do ta bëjë atë

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 19:51
Janez Jansha

Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha e konsideron rimëkëmbjen pas pandemisë COVID-19 dhe zgjerimin në Ballkanin Perëndimor si sfidat kryesore për BE në periudhën e ardhshme.

"Nëse BE nuk zgjerohet, dikush tjetër do ta bëjë atë," u tha Jansha diplomatëve sllovenë përpara presidencës gjashtë-mujore të Bashkimit, e cila fillon për vendin e tij më 1 korrik.

Sllovenia, e cila do të presë një samit informal BE-Ballkan Perëndimor në fillim të tetorit, është veçanërisht e rëndësishme për shkak të afërsisë së saj me rajonin dhe zgjerimi i BE-së duhet të jetë një përgjigje ndaj sfidave të akterëve të tretë, përfshirë Turqinë, për të cilën Jansha thotë se po ndjek një politikë ballkanike për të ngadalësuar zgjerimin e Bashkimit, raporton Hina.

Kryeministri slloven tha se asnjë vend nuk ishte gati për COVID-19, gjë që u tregua në mungesën e pajisjeve mbrojtëse dhe mjekësore dhe se anëtarët e BE ranë dakord relativisht me sukses për një paketë gjithëpërfshirëse ekonomike dhe financiare, por se do të ishte shumë më e vështirë të arrijnë një marrëveshje mbi tranzicionin e gjelbër në ekonomi.

“BE ka 27 anëtarë me struktura të ndryshme ekonomike dhe shumë do të varet nga mënyra se si Komisioni Evropian do të arrijë të adresojë problemet specifike të vendeve individuale”, tha Jansha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat