Prekëse! “Një pjesë e zemrës do mbetet përgjithmonë atje”, rrëfimi i policit që pa skenën e vdekjes së 20-vjeçares

Evropë

Prekëse! “Një pjesë e zemrës do mbetet përgjithmonë atje”, rrëfimi i policit që pa skenën e vdekjes së 20-vjeçares

Më: 30 maj 2021 Në ora: 15:33
Polici i tronditur

Momente dramatike janë ato të jetuara nga oficeri i policisë greke, Christos Vardikos, dhe kolegët e tij, që nga çasti kur morën një sinjal deri në momentin kur u përballën me skenën e krimit të tmerrshëm në Glyka Nera, ku humbi jetën 20-vjeçarja Caroline.

“Kur pashë fëmijën, u rrëzova emocionalisht,” kjo ishte ndjenja e përjetuar nga Christos Vardikos, oficeri i cili hyri i pari në papafingon ku Caroline u gjet e vdekur më 11 maj.

“Pa marrë parasysh sa kohë kalon një pjesë e zemrës time ka mbetur në këtë dhomë,” tha ai.

Polici përshkruan sekondat dramatike nga momenti kur morën sinjalin, kur ata hynë në shtëpi dhe panë qenin e familjes të varur në parmakun e shkallëve.

Ai më pas përshkruan se si e gjetën Caroline të vdekur në shtrat, me vajzën 11-muajshe pranë saj dhe burrin e saj të lidhur në dysheme.

Polici i tronditur është 40 vjeç dhe ka një vajzë 8-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat