Francë, deficiti buxhetor në 220 miliardë euro në 2021

Evropë

Francë, deficiti buxhetor në 220 miliardë euro në 2021

Më: 30 maj 2021 Në ora: 06:56
Olivier Dussopt

Deficiti buxhetor i Francës do të rritet në rreth 220 miliardë euro në 2021, kundër 173,3 miliardë parashikuar në ligjin fillestar të financave.

Kështu deklaroi ministri i Llogarive Publike, Olivier Dussopt.

“Ky përkeqësim prej rreth 47 miliardë i deficitit buxhetor është si pasojë e masave mbështetëse që ne vazhdojmë të marrim për të shoqëruar më mirë rimëkëmbjen”, sipas ministrit.

“Qeveria do të prezantojë më 2 qershor një projektligj financiar ndryshues (PLFR) që përfshin 15 miliardë euro masa shtesë emergjente, të cilat do të përdoren veçanërisht për të financuar aktivitetin e pjesshëm dhe ndihmën e synuar për kompanitë në vështirësi”, sipas Olivier Dussopt dhe ministrit të Ekonomisë Bruno Le Maire në një intervistë për Echos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat