Holanda do të lehtësojë masat COVID-19 duke filluar nga 5 qershori

Evropë

Holanda do të lehtësojë masat COVID-19 duke filluar nga 5 qershori

Më: 29 maj 2021 Në ora: 09:45
Ilustrim

Qeveria Holandeze do të lehtësojë më tej masat e bllokimit të koronavirusit nga 5 qershori.

Kështu duke lejuar frekuentimin e restoranteve, bareve dhe kafeneve, tha të premten Kryeministri Holandez, Mark Rutte, shkruan CNN.

“Më 5 qershor, ne do të bëjmë hapin e tretë të planit të hapjes dhe pothuajse gjithçka do të hapet, duke përfshirë restorantet dhe kafenetë, kinematë dhe muzetë,” shkroi Rutte në Twitter.

“Kushtet vazhdojnë të zbatohen. Duke vazhduar të ndiqni rregullat themelore, gjithnjë e më shumë është e mundur.”

Teatrot, kinematë dhe sallat e koncerteve mund të rihapen gjithashtu javën e ardhshme, me një kapacitet maksimal prej 50 vizitorësh për hapësirë, sipas një deklarate të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat