Oficeri qëllon veten me armë në zemër, gjendet i pajetë nga gruaja

Evropë

Oficeri qëllon veten me armë në zemër, gjendet i pajetë nga gruaja

Më: 25 maj 2021 Në ora: 09:31
Foto

Një oficer 55-vjeçar i ushtrisë greke, në Nea Ionia, Volos, i dha fund jetës së tij duke qëlluar vetën.

Sipas medieve të huaja, oficeri qëlloi vetën me një armë dhe ishte gruaja ajo që e gjeti të pajetë në banesën e tij.

Viktima ishte në shtëpinë e tij në rrugën Alopiou me Mytilene, kur në rrethana të paqarta ai qëlloi veten në zemër në 21.45, ndërsa gruaja e tij mungonte në punë.

Fqinjët dëgjuan të shtënën dhe menjëherë një ambulancë e EKAB u thirr në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat