Kompania gjigandet e Francës pezullon projektin e gazit në Mozambik, pas sulmeve xhihadiste

Evropë

Kompania gjigandet e Francës pezullon projektin e gazit në Mozambik, pas sulmeve xhihadiste

Më: 26 prill 2021 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Gjigandi francez i energjisë Total të hënën konfirmoi se po e pezullon punën në një projekt masiv prej 20 miliardë dollarësh në veri të Mozambikut, pas sulmit të fundit xhihadist në një qytet aty pranë, muajin e kaluar.

"Duke marrë parasysh evolucionin e situatës së sigurisë ... Total konfirmon tërheqjen e të gjithë personelit të projektit Mozambique LNG (Gaz i Lëngshëm Natyror) në Afungi," tha kompania në një deklaratë.

Kompania Total shtoi se ishte një "forcë madhore" përtej kontrollit të saj, një koncept ligjor që do të thotë se mund të pezullojë përmbushjen e detyrimeve kontraktuale.

Një sulm xhihadist në 24 mars në Palma në provincën veriore të Mozambikut, Cabo Delgado e shtyu kompaninë Total të largonte stafin e mbetur nga vendi i gazit natyror.

Ajo tashmë kishte evakuuar disa punëtorë dhe kishte pezulluar ndërtimet në janar pas një serie sulmesh xhihadiste afër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat