Polonia raporton numër rekord të vdekjeve ditore nga COVID-19

Evropë

Polonia raporton numër rekord të vdekjeve ditore nga COVID-19

Më: 9 prill 2021 Në ora: 06:35
Poloni

Polonia raportoi 954 vdekje të tjera nga koronavirusi (COVID-19), shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Autoritetet shëndetësore të vendit njoftuan se me rastet e fundit të vdekjeve, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 56.659.


Rreth 27.887 persona të tjerë rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në gati 2.5 milionë.

Më 1 prill, vendi njoftoi një numër rekord të rasteve ditore kur 35.251 persona u diagnostikuan me COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat