Dritan Abazoviq vaksinohet kundër Covid-19

Evropë

Dritan Abazoviq vaksinohet kundër Covid-19

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:23
Dritan Abazoviq

Sot, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq mori vaksinën kundër COVID-19, AstraZeneca.

Abazoviq tha se ai u vaksinua në mënyrë që të inkurajojë vaksinimin masiv në Mal të Zi.

Ai tha se të gjithë duhet të vaksinohen dhe se kjo është mënyra e vetme për të ruajtur shëndetin dhe ekonominë.

“Shpresoj që bota ta mposht virusin COVID-19”, tha Abazoviq.

Abazoviq tha se “nëse 23 milion britanikë mund të vaksinohen, kështu mund t’ia bëjmë edhe ne”, si dhe se duhet t’i përkulemi punonjësve shëndetësorë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat