Ia pa “sherrin” aftësive kulinare, arrestohet mafiozi italian pas publikimit të videove në YouTube – e tradhtuan tatuazhet

Evropë

Ia pa “sherrin” aftësive kulinare, arrestohet mafiozi italian pas publikimit të videove në YouTube – e tradhtuan tatuazhet

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Mafiozi italiane për të cilin kishte fletarrest ndërkombëtar, është arrestuar pasi që aftësitë e tij kulinare i shfaqte përmes videove në platformën YouTube, shkruan The Guardian.

Siq raporton BBC, policia italiane përmes internetit ka ardhur deri te Marc Feren Claude Biart, 53-vjeç, duke e përcjell se nga ku i postonte videot në YouTube.

Edhe pse kishte mbuluar fytyrën, ai kishte harruar të mbulojë edhe tatuazhet që i kishte nëpër trup. Biart është anëtar i organizatës mafioze Ndrangheta, kurse në pranga përfundoi në Republikën Dominikane.

Tani ai pritet të ekstradohet në Itali, e siç raportojnë mediat italiane Biart bënte një jetë të qetë në qytetin Boka Chica.

Në arrati është nga viti 2014, kur edhe u lëshuar fletarresti për kapjen e tij, nën akuzën për tregti me drogë në Holandë pranë klanit Kachiola që i përket Ndrangheta.

Kjo organizatë mafioze konsiderohet si një prej më të fuqishmëve dhe famëkeqe në botë, duke kontrolluar shumicën e drogës që futet në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat