Një vit më parë ndodhi bllokimi i parë në Evropë shkaku i COVID-19

Evropë

Një vit më parë ndodhi bllokimi i parë në Evropë shkaku i COVID-19

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 16:15
Foto ilustruese

Pikërisht një vit më parë ka ndodhur bllokimi i parë në kontinentin evropian.

Kjo fundjavë shënon një vit që kur Italia ishte e para në Evropë që futi bllokimin për shkak të coronavirusit – mbyllja mbuloi rajone të caktuara, të tilla, si Lombardia dhe Emilia-Romagna, si dhe sektorë të veçantë gjersa masat drastike tronditën botën, shkruan theguardian.

Në atë kohë, Italia kishte 152 raste të regjistruara dhe tre vdekje nga coronavirusi, kështu që gjithçka dukej si një reagim i tepruar.

Sidoqoftë, ndërsa kaluan ditët, masat u bënë më kufizuese – deri në 4 mars, të gjitha shkollat në Itali u mbyllën, dhe një javë më vonë, i gjithë vendi ishte nën bllokim.

Deri në 12 mars, më shumë se 1.000 njerëz kishin vdekur dhe në vetëm katër ditë të tjera, 1.000 të tjerë kishin vdekur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat