Bullgaria gjen 400 kilogramë heroinë në anijen nga Dubai, ja sa vlen

Evropë

Bullgaria gjen 400 kilogramë heroinë në anijen nga Dubai, ja sa vlen

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 09:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autoritetet bullgare njoftuan se kanë konfiskuar mbi 400 kilogramë heroinë nga një anije që erdhi nga Dubai e që ishte duke transportuar materiale ndërtimore nga Irani.

Prokurori Vladimir Chavdarov tha të martën se droga ishte e ndarë në 487 pako të fshehura në makineri për ngjeshjen e asfaltit, të cilët ishte duke i transportuar anija, shkruan Free Europe.

Zyrtarët doganorë në portin e Varnas, në brigjet e Detit të Zi, vlerësuan se sasia e drogës së konfiskuar do të shitej për 22 milionë dollarë.

Prokurorët thanë se pronari i një kompania importuese dhe një zyrtar doganor janë ndaluar dhe janë akuzuar për trafikim droge. Nëse shpallen fajtorë, këta dy persona mund të dënohen me nga 20 vjet burgim.

Policia bullgare beson se heroina nuk ishte planifikuar për tregun vendor, por do të shitej në tregun e vendeve perëndimore.

Bullgaria shtrihet në të ashtuquajturën rrugë ballkanike e trafikimit të drogës, që përdoret për ta furnizuar Evropën Perëndimore me drogë nga Lindja e Mesme dhe pjesë të tjera të Azisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat