Gruaja më e moshuar në Evropë fiton betejën me COVID-19

Evropë

Gruaja më e moshuar në Evropë fiton betejën me COVID-19

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:41
Murgesha 116-vjeçare Lucile Randon

Murgesha 116-vjeçare Lucile Randon, e cila e mban titullin “më e moshuara në Evropë”, ka fituar betejën kundër coronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas lajmit në web-faqen 20 minutes, Randon e cila njihet edhe si “motra doajen Andre” dhe “njeriu më i moshuar i Evropës”, më 16 janar u infektua me COVID-19 në Francë.

Ajo pasi fitoi betejën me virusin u kthye në shtëpinë e të moshuarve, ndërsa më 11 shkurt do të festojë ditëlindjen e 117-të.

Ndërkohë, administrata e shtëpisë së të moshuarve përgatitet t’i organizojë një aktivitet me rastin e ditëlindjes së saj me pjesëmarrjen familjes së saj dhe kryetarit të bashkisë Toulon, Hubert Falco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat