Turqia eksportoi 70 milionë lule në prag të Shën Valentinit

Evropë

Turqia eksportoi 70 milionë lule në prag të Shën Valentinit

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Prodhuesit turq të luleve, në prag të 14 Shkurtit, Ditës së të Dashuruarve, kanë eksportuar 70 milionë lule në 22 vende, përfshirë Holandën, Britaninë, Gjermaninë dhe Rumaninë.

Ismail Yilmaz, kreu i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve dhe Produkteve Dekorative, tha se këtë vit u regjistrua një rritje e ndjeshme e eksportit të luleve, shkruan Anadolu.

“Pavarësisht pandemisë, ne kemi dërguar 70 milionë lule në 22 vende, në vlerë prej afërsisht 7 milionë dollarëve. Kjo shifër ishte 6 milionë dollarë me 60 milionë lule vitin e kaluar”, tha ai.

Trëndafili i kuq dhe karafilat janë lulet e njohura, por Turqia kryesisht eksportoi karafil për shkak të nevojës në tregjet e brendshme, shtoi Yılmaz.

Tregu më i madh turk i luleve është Holanda, ndërsa vijon Britania, Gjermania, Rumania dhe Ukraina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat