Gjermania merr në konsideratë vaksinat ruse e kineze për të shtuar imunizimin ndaj Covid-19

Evropë

Gjermania merr në konsideratë vaksinat ruse e kineze për të shtuar imunizimin ndaj Covid-19

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Ministri gjerman i shëndetësisë tha sot se vendi duhet të përdorë vaksinat ruse e kineze të koronavirusit nëse ato marrin aprovimin nga BE, teksa dhe presidenti frnacez tha se BE duhet të përshkallëzojë qasjen për furnizimin me vaksina.

Ndërkohë disa vende të bllokut kanë nisur në fundjavë zbutjen e masave kufizuese.

Duke folur para një samiti emergjence me prodhuesit për të nxitur prodhimin dhe furnizmin me vaksina në vend, ministri gjerman Jens Spahn tha se nëse vaksina konsiderohet “e sigurt dhe efektive, nuk ka rëndësi vendi ku ajo është prodhuar”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila do të drejtojë samitin, është nën presion për të përshpejtuar procesin e vaksinimit, që deri tani ka parë 2 milionë njerëz të vaksinuar në Gjermani, në krahasim me 10 milionë në Britani.

Por Gjermania thotë se ka injektuar me dozën e dytë të vaksinës te më shumë njerëz se Britania.

Qeveria po përballet me kritika për politika të ngadalta dhe hezituese në sigurimin e sasive të vaksinës.

Spahn tha: “Është e dhimbshme çdo përhapje e virusit në shtëpitë  e të moshaurve, çdo vdekje. Por ne shpresojmë që 70% e gjermanëve në shtëpitë e kujdesit të marrin vaksinën së shpejti”.

Shumë rajone gjermane kanë anuluar fushatat e vaksinimit prej mungesës së injeksioneve.

Emmanuel Macron tha gjithashtu se Evropa duhet të veprojë më me efikasitet. “Jemi në garë me kohën”, tha presidenti francez, duke shtuar se kjo është dhe pikëpamja e Merkel dhe e shefes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

Kompanitë BioNTech e Pfizer thanë sot se do të shtojnë dërgesat për BE, duke u zotuar për 75milionë doza shtesë deri në pranverë, sipas tyre pas përmirësimeve të bëra në impjantin e prodhimit të Pfizer në Belgjikë.

“Ne do të furnizojmë me sasinë e kërkuar në tre-mujorin e parë dhe 75 milionë doza shtesë për BE në tremujorin e dytë”, thanë kompanitë.  BE ka porositur një total prej 600mln doza të vaksinës Pfizer/BioNtech jab.

Von der Leyen tha të dielën se AstraZeneca ka rënë dakord të shtojë me 30% dërgesat e vasinave drejt BE, sipas burimeve, prej javës së dytë të shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat