Gjukanoviq i përgjigjet Abazoviqit, pasi ky e akuzoi për borxh miliona euro ndaj shtetit

Evropë

Gjukanoviq i përgjigjet Abazoviqit, pasi ky e akuzoi për borxh miliona euro ndaj shtetit

Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:26
Abazoviqi, Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka reaguar sot ndaj një pretendimi të zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, rreth një borxhi të madh të Gjukanoviq në taksa ndaj shtetit.

Abazoviq, përmes një postimi në Twitter, kishte deklaruar sot se ndërsa fliste për respektimin e pretenduar të Kushtetutës dhe ligjit, Gjukanoviç i detyrohet 12.4 milionë euro taksa shtetit.

Dhe lidhur me këtë, Gjukanoviq ka shkruar: “Njoftimi i Dritan Abazoviqit se unë jam një debitor tatimor është gënjeshtra dhe mashtrimi më i zakonshëm. Si qytetar i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, unë nuk i detyrohem (shtetit) asnjë cent në bazë të taksave ose ndonjë baze tjetër”.

“Është e vërtetë, dhe publiku di gjithçka për këtë, që unë jam një aksioner në kompaninë ‘Global Montenegro’, i cili si person juridik, dhe jo unë personalisht, nga një gabim i dukshëm i administratës së kompanisë, i detyrohem një totali prej 1,900 eurosh kontributesh, dhe jo siç pretendon manipulimi: 12,4 milionë euro”, ka shkruar Gjukanoviq në Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat