Greqi/ Konfirmohen 390 raste të reja me coronavirus, 421 të intubuar si dhe 36 vdekje në 24 orët e fundit

Evropë

Greqi/ Konfirmohen 390 raste të reja me coronavirus, 421 të intubuar si dhe 36 vdekje në 24 orët e fundit

Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Greqia njoftoi sot 390 raste të reja të infektimit nga (COVID-19), 3 prej të cilave janë identifikuar në vijim inspektime në pikat e hyrjes të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 140099.

Ndërkohë që 421 pacientë po trajtohen të intubuar, 897 pacientë të tjerë janë larguar nga ICU që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu sot janë konfirmuar edhe 36 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur kështu në 4957 vdekje në total në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat