Momenti më i vështirë, polici detyrohet të qëllojë qenin e tij

Evropë

Momenti më i vështirë, polici detyrohet të qëllojë qenin e tij

Më: 1 janar 2021 Në ora: 23:54
Keith Larson është në oficer karriere policie në Angli

Lidhja e njerëzve me qenin është një nga miqësitë më të forta që ekziston. Ndarja është gjithmonë e dhimbshme, por në rastin e një oficeri policie ishte akoma më e rëndë kur u detyrua që të vriste qenin e tij.

Keith Larson është në oficer karriere policie në Angli. Ai kishte dalë së bashku me qenin e tij të shërbimit, një pastor gjerman i quajtur Nico. Por papritur gjithçka u kthye në një skenë horror.

Në rrethana të paqarta, qeni kafshoi në dorë oficerin e policisë. Keith u përpoq ta largonte, por ishte e pamundur.

I gjendur në një situatë të tillë, ai u detyrua ta qëllonte me armën e shërbimit. Menjëherë lajmëroi në radio dhe kërkoi ndihmë mjekësore. Ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje dhe i dhanë ndihmë mjekësore qenit të policisë, por Nico nuk mundi të mbijetonte.

Nga ana tjetër, edhe oficeri i policisë mori trajtim mjekësor për shkak të kafshimeve nga qeni.

Departamenti i Policisë së Plymouth reagoi për ngjarjen, duke shpjeguar se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt në harkun kohor të 30-45 sekondave. Shefi i policisë sqaroi se Keith Larson u detyrua të përdorte armën e shërbimit.

Larson punon prej 17 vitesh në Policinë e Plymouth dhe është një nga oficerët më të spikatur. Ai ishte caktuar në njësinë K9 që prej Marsit të vitit 2017. Qenin Nico kishte filluar ta stërviste që nga Gushti 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat