597 të infektuar me Covid-19 në Greqi

Evropë

597 të infektuar me Covid-19 në Greqi

Më: 1 janar 2021 Në ora: 19:18
Greqi

597 raste të reja infeksioni me Covid-19 janë shënuar në Greqi gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore greke, 5 nga të infektuarit u zbuluan gjatë kontrolleve në pikat doganore në hyrje të Greqisë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 139.447 persona. 429 prej të infektuarve trajtohen në intubim. Mosha mesatare e tyre është 67 vjeç dhe shumica janë pacientë meshkuj.

Ndërkohë, 43 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në shtetin fqinj si pasojë e sëmundjes së koronavirusit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 4881.

Mosha mesatare e viktimave në këtë shtet është 79 vjeç dhe pothuajse të gjithë vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat