Trupi i pajetë i 38-vjeçares kineze gjendet në një valixhe në pyjet e Greqisë

Evropë

Trupi i pajetë i 38-vjeçares kineze gjendet në një valixhe në pyjet e Greqisë

Më: 1 janar 2021 Në ora: 08:26
Qiu Yun Lin

Trupi i pajetë i një gruaje 38-vjeçare nga Kina u gjet në një valixhe në një pyll të Greqisë. Ajo është identifikuar Qiu Yun Lin ndërkohë që mediat greke raportojnë se ishte zhdukur në datën 17 Tetor nga zona e Metaxourgeio.

Trupi i saj u pikas nga gjuetarët të martën në mbrëmje dhe policia arriti ta identifikojë nga shenjat e gishtave.

Ditën e zhdukjes ai kishte veshur këpucë të zeza, xhinse, xhaketë të zezë dhe kishte një çantë ngjyrë kafe.

Nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezultoi se trupi i përkiste një gruaje rreth 38-vjeç.

35-vjeçarja nga Kina ishte parë për herë të fundit në një qendër tregtare në qendër të Athinës.

Policia ka vazhduar kërkimet për autorët e vrasjes së saj.  Nga dyshimet paraprake, gruaja mund të jetë mbytur dhe më pas është futur në valixhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat