​Spanja dhe Britania e Madhe arritën një marrëveshje për Gjibraltarin

Evropë

​Spanja dhe Britania e Madhe arritën një marrëveshje për Gjibraltarin

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 16:47
Foto

Londra dhe Madridi kanë arritur një "marrëveshje parimore" mbi Gjibraltarin që do të lejojë lirinë e lëvizjes të ruhet në kufirin midis Spanjës dhe enklavës britanike në jug të Gadishullit Iberik, njoftoi sot ministri i Jashtëm i Spanjës Arancha González Laya.

Marrëveshja u arrit disa orë para hyrjes në fuqi të Brexit të enjten në mesnatë dhe do të lejojë që kufiri midis Gjibraltarit dhe Spanjës të mos shndërrohet një ‘kufi i fortë’ midis Britanisë së Madhe dhe BE-së.

Gjibraltari do të mbetet një anëtar i marrëveshjeve evropiane të tilla si zona Shengen, tha ministri Laya.

Madrid dhe Londra kanë negociuar kontrollin policor të kufirit tokësor midis Spanjës dhe Gjibraltarit, i cili ishte përjashtuar nga një marrëveshje mbi marrëdhëniet e ardhshme Britani-BE të arritur javën e kaluar pas negociatave të përpikta

Marrëveshja e Shengenit, e cila garanton lirinë e lëvizjes midis 26 vendeve anëtare, tani e tutje do të zbatohet për enklavën britanike, njofton Madridi zyrtar.

"Nuk ka më kufij. Shengeni zbatohet për Gjibraltarin (krahasuar me) Spanjën e cila lejon heqjen e kontrollit midis Gjibraltarit dhe Spanjës," tha González Laya.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat