Bien investimet e huaja në Gjermani

Evropë

Bien investimet e huaja në Gjermani

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Investitorët e huaj kanë shpenzuar më pak para për aksionet e kompanive gjermane ose blerjet e kompanive gjermane këtë vit, deklaroi grupi shqyrtues dhe këshillues ”PricewaterhouseCoopers” (PwC).

”Krahasuar me vitin e kaluar, numri i transaksioneve ra nga 912 në 852 dhe vlera e investimeve ra nga 65 miliardë në 61 miliardë euro dhe arsyeja kryesore prapa rënies ishte pandemia”, theksoi PwC.

“Por, më shumë marrëveshje u përfunduan sesa në 2018 dhe 2017”, tha Steve Roberts, kreu i departamentit të kapitalit privat të PwC-Gjermani.

Kryesisht investitorët amerikanë shpenzuan para për kompanitë gjermane, me 155 marrëveshje me vlerë rreth 23,5 miliardë euro, të ndjekur nga investitorët britanikë dhe zviceranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat