Lë paksa punën me Merkelin, këshilltari vullnetarisht vaksinon stafin e kancelares gjermane

Evropë

Lë paksa punën me Merkelin, këshilltari vullnetarisht vaksinon stafin e kancelares gjermane

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 20:09
Helge Braun

Me fillimin e fushatës së vaksinimit në Gjermani, shefi i stafit të kancelares Angela Merkel u përfshi personalisht të hënën.

Helge Braun, i cili është një mjek i trajnuar, administroi vaksinat tek anëtarët e stafit në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit Universitar në Giessen.

“Erdha në klinikë sepse doja të tregoja mbështetje – jo vetëm këtu në këtë vend, por përkundrazi në të gjithë Gjermaninë, për të gjithë ata që ishin të zënë me kujdes intensiv gjatë Krishtlindjeve”, pohoi ai.

Gjermania filloi fushatën e saj të vaksinimit gjatë ditës së shtune, ku deri më tani janë injektuar të moshuarit.

Vendi ka regjistruar më shumë se 30 mijë vdekje dhe mbi 1.66 milion të infektuar me coronavirus që nga fillimi i pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat