Putini nuk uron me kurtoazi: Vuçiqit i dërgon porosi për sfidat...

Evropë

Putini nuk uron me kurtoazi: Vuçiqit i dërgon porosi për sfidat...

Nga: D.G. Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 08:24
Aleksandar Vuçiq e Vkadimir Putin

Kryetari i Federatës Ruse, Vladimir Vladimiroviç Putin, e ka uruar kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Vitin e Ri dhe Krishtlindjen, duke shprehur besimin se të dy vendet do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe të bashkojnë përpjekjet për t'iu kundërvënë kërcënimeve dhe sfidave moderne.

Në urim thuhet se viti që po kalon ka sjellë tundime të vështira për të gjithë ne.

- Jemi plotësisht të bindur për rëndësinë e partneriteti strategjik që u mundëson vendeve tona të bashkojnë përpjekjet e tyre për t'iu kundërvënë kërcënimeve dhe sfidave moderne, përfshirë pandeminë e infeksionit të koronavirusit - ka shkruar Putini.

Ai gjithashtu tha se është i bindur "se do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë në të gjitha drejtimet kryesore dhe do të kemi sukses në realizimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe projekteve të përbashkëta".

- Kjo pa dyshim që korrespondon me interesat e popujve vëllezër të Rusisë dhe Serbisë dhe zhvillohet në rrugën e forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në kontinentin Evropian. Juve dhe më të afërmve e më të dashurve tuaj ju uroj shëndet dhe suksesenë të gjitha përpjekjet, ndërsatë gjithë qytetarëve të Serbisë miqësore ju uroj lumturi dhe prosperitet - thuhet në mesazhin urues të kryetarit Putin, transmetojnë mediat serbe njoftimin nga Shërbimi për bashkëpunim me mediat i kryetarit të Republikës së Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat