Tre nga mbi 2000 shoferë kamionësh të ngujuar në kufirin Britani – Francë, rezultojnë me koronavirus

Evropë

Tre nga mbi 2000 shoferë kamionësh të ngujuar në kufirin Britani – Francë, rezultojnë me koronavirus

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:38
Kufiri Britani – Francë

Britania e Madhe ka njoftua se vetëm tre nga 2367 shoferë të kamionëve që janë testuar deri më tash për COVID-19, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Testimi emergjent i shoferëve të kamionëve që janë bllokuar në Britani në afërsi të kufirit me Francën ka nisur këtë javë, ndërsa Franca do të rihap kufirin dhe do të lejojë ata të kthehen në shtëpi.

Zbulimi i një varianti më ngjitës të koronavirusit në Angli ka shtyrë shumë shtete të ndalin udhëtimet me Britaninë, duke çuar në krijimin e kolonave kilometërshe të kamionëve.

Një marrëveshje me Francën është arritur të martën për të rihapur kufirin përderisa udhëtarët të kenë dëshmi për një test negativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat