Macron shërohet plotësisht nga COVID-19, del nga izolimi pa simptoma

Evropë

Macron shërohet plotësisht nga COVID-19, del nga izolimi pa simptoma

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 11:40
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron ka dalë nga izolimi pasi nuk ka më simptomat e Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga Elysée.

“Macron tani mund t’i japë fund karantinës së tij pasi ai u izolua për shtatë ditë në La Lanterne, afër Pallatit të Versajës”, tha zyra në një deklaratë.

Presidenti francez rezultoi pozitiv me COVID-19 një javë më parë më 17 dhjetor, duke nxitur përpjekjet e gjurmimit të të gjithë liderëve evropianë, pas takimeve të shumta mes udhëheqësit francez dhe krerëve të qeverisë së BE-së.

Në një video të publikuar në Twitter dy ditë pas izolimit ai siguroi francezët se ishte mirë dhe kishte simptomat e COVID-19 ishin dhimbje koke dhe kollë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve francezë të q ëtë tregoheshin të kujdesshëm.

Franca është një nga vendet europiane më të prekura nga pandemia me 2,562,615 raste infektimi dhe 62,098  viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat