Varianti i ri i Covid-19, zbulohet një tjetër rast në Itali. Asnjë kontakt me Britaninë

Evropë

Varianti i ri i Covid-19, zbulohet një tjetër rast në Itali. Asnjë kontakt me Britaninë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Një rast i të ashtuquajturit variant britanik i Covid-19 është zbuluar sot në Loreto (Ankona).

Sipas “Corriere Adriatico”, rasti në fjalë është identifikuar nga Laboratori i Virologjisë i ‘Ospedali Riuniti’ të Ankonës.

Bëhet fjalë për një person që nuk ka patur lidhje direkte me Britaninë e Madhe ndërsa u zbulua pas simptomave të një ftohtje të rëndë dhe tani është në izolim me familjen e tij.

“Ndërkohë ne kemi thelluar hetimet dhe e dimë tashmë që është varianti britanik i Covid-19”, tha për ANSA drejtori i Laboratorit Stefano Menzo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat