Test për qeverinë e re të Malit të Zi: Partia boshnjake kërkon pranimin e gjenocidit në Srebrenicë

Evropë

Test për qeverinë e re të Malit të Zi: Partia boshnjake kërkon pranimin e gjenocidit në Srebrenicë

Nga: B.S. Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 08:18
Parlamenti i Malit të Zi

Klubi i deputetëve të Partisë boshnjake i kanë paraqitur Parlamentit të Malit të Zi iniciativën për miratimin e një rezolute mbi njohjen e gjenocidit në Srebrenicë.

Deputetët e Partisë boshnjake sot do t'i prezantojnë detajet e iniciativës, për të cilën presin mbështetjen e partive tjera politike në parlamentin malazias, transmetojnë mediat e rajonit.

Parlamenti i Malit të Zi në vitin 2009 ka miratuar Deklaratën për Srebrenicën, por në të nuk përmendet se ka ndodhur gjenocidi.

Senati i Kongresit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar pardje një rezolute me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit, në të cilën konstatohet se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat