COVID-19: Lajm i keq nga Suedia

Evropë

COVID-19: Lajm i keq nga Suedia

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:47
Foto Ilustrim

Suedia ka shënuar rekord ditor me numrin e rasteve të reja me COVID-19.

Suedia regjistroi të premten një rekord me 9,654 raste të reja me koronavirus, raporton Reuters.

Rritja është rekorde krahasuar me një rekord të mëparshëm prej 8.881 rastesh ditore të regjistruara të enjten.

Suedia regjistroi 100 vdekje të reja, duke e çuar gjithsej në 7,993. Vdekjet e regjistruara zakonisht kanë ndodhur gjatë disa ditëve dhe nganjëherë javëve, dhe shtohen në listën e Agjencisë së Shëndetit e cila azhurnohet katër herë në javë.

Shkalla e vdekjes së Suedisë për frymë është disa herë më e lartë se ajo e fqinjëve të saj nordikë, por më e ulët se disa vende evropiane që vendosën për bllokime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat