Kryeministri suedez për pandeminë COVID-19: Kemi nënvlerësuar fuqinë shkatërruese të koronavirusit

Evropë

Kryeministri suedez për pandeminë COVID-19: Kemi nënvlerësuar fuqinë shkatërruese të koronavirusit

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 13:58
Foto

Kryeministri suedez Stefan Lofven, ka deklaruar sot se zyrtarët që kishin vendosur që gjatë valës së parë të pandemisë së coronavirusit në Suedi të mos aplikohen masat kufizuese, e kishin nënvlerësuar fuqinë shkatërruese të virusit, shkruan AP.

“Mendoj se shumë prej tyre nuk e kishin parë se çfarë vale po zhvillohej para nesh”, ka thënë Lofven gjatë një interviste dhënë për Aftenposten.

Në anën tjetër Agjencia suedeze e Statistikave, ka njoftuar se në nëntor janë evidentuar në përgjithësi mijëra vdekje, që është shkalla më e lartë në këtë vend që nga fillimi i pandemisë së gripit spanjoll.

Në Suedi sot janë konfirmuar 320.098 raste me COVID-19 dhe 7.516 të vdekur, që është një shifër shumë më e lartë sesa shtetet tjera fqinje.

Suedia është ndër të paktat vende që nuk ka aplikuar masa mbrojtëse siç është ndalimi i tubimeve publike apo mbyllja e restoranteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat