Bisedimet në mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian për të arritur një marrëveshje tregtare për Brexit janë në ditën e tyre të fundit, që nga mbrëmë janë duke zhvilluar bisedime për të gjetur një zgjidhje sa i përket këtij aspekti.
Të dyja palët deri tani kanë paralajmëruar se nuk ka gjasa që të arrihet një marrëveshje.
Një burim nga Qeveria e Britanisë për BBC ka thënë se kushtet e ofruara nga BE-ja vazhdojnë të jenë të papranueshme për ata.
Johnson dhe Von der Leyen që nga java e kaluar kanë pasë afat që sot të vendosin për një marrëveshje përfundimtare, shkruan BBC.