Serbi: Partia e Daçiqit edhe më tej lidhja më e rëndësishme me Moskën

Evropë

Serbi: Partia e Daçiqit edhe më tej lidhja më e rëndësishme me Moskën

Nga: B.S. Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 08:53
Ivica Daçiq e Sergej Lavrov

Muajin e kaluar, ministri pa portofol dhe udhëheqësi i Partisë popullore Serbe, Nenad Popoviq, është emërua bashkëkryesues i Komitetit ndërqeveritar për bashkëpuni ekonomik dhe shkencor-teknik midis Serbisë dhe Rusisë.

Në atë pozitë, ai ka "trashëguar" ish-shefin e diplomacisë serbe dhe kryetarin aktual të Kuvendit, Ivica Daçiq, por Rusia ende e konsideron Daçiqin dhe Partinë socialiste të Serbisë, të cilën ai e udhëheq si aleatët e tij më të ngushtë politikë në Serbi, i kanë thënë burime jozyrtare nga skena diplomatike gazetës "Danas". 

Bashkëbiseduesit thonë se Popoviq dëshironte të vinte në krye të Komitetit, "kështu që kjo ishte pjesë e marrëveshjes së tij me kryetarin e shtetit dhe udhëheqësin e Partisë progresiste serbe, Aleksandar Vuçiq, për pjesëmarrje në qeverinë e re të kryeministres Ana Bërnabiq."

Gazeta përkujton se Nenad Popoviq ka thënë në një takim me zëvendës kryeministrin e Federatës Ruse Yuri Borisov në Moskë të hënën se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë janë më të mirat në histori.

"Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë janë më të mirat në histori falë marrëdhënies së ngushtë personale midis presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe presidentit rus Vladimir Putin", ka thënë Popoviq, duke shtuar se askush nuk mund t'i prishë këto marrëdhënie, të cilat u kanë rezistuar shumë tundimeve në të kaluarën", thuhej në kumtesën e qeverisë serbe.

"Popoviq ka qenë i afëfrt me Rusinë për vite me radhë, ai ka imazhin e një politikani pro-rus, si dhe lidhje serioze biznesi në atë vend, por Komiteti ndërqeveritar nuk është çelësi i bashkëpunimit serbo-rus. Nga ana tjetër, SPS-ja ka histori të gjatë marrëdhëniesh të mira me Rusinë dhe Kremlini e di shumë mirë që mund të llogarisë te Daçiqi dhe disa socialistë të tjerë, siç është Dushan Bajatoviq, drejtori i "Srbijagas"-it. Pikërisht për shkak të kësaj afërsie, rusët nuk e leshojnë Bajatoviqin poshtë ujit, përkundër mosmarrëveshjes së tij me ministren e energjisë, Zorana Mihajloviq. Pra, lidhjet e Daçiqit me Rusinë janë "sistematike". Se si do të jetë në të ardhmen mbetet të shihet, sepse nëse SPS-ja dobësohet, rusët, të cilët janë pragmatikë, do të kërkojnë aleatë të rinj politikë në Serbi, por tani për tani Kremlini zyrtar e konsideron Daçiqin dhe disa socialistë të tjerë njerëz shumë më të besueshëm sesa Vuçiç dhe Progresistët", kanë thënë diplomatët.

Diplomatët kanë konstatuar se megjithatë marrëdhëniet serbo-ruse nuk janë "më të mirat në histori".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat