Një person është plagosur dhe po lufton për jetë, ndërsa pesë persona kanë vdekur në një aksident që ndodhi dje, kur një helikopter u përplas mbi Alpet Franceze, bëri të ditur kryetaru Emmanuel Macron.
Helikopteri po transportonte një ekuipazh të shpëtimit ajror që ishte në stërvitje dhe ai u rrëzua nga një lartësi prej 1,800 metrash, thonë zyrtarët lokalë.
Njëri nga pilotët aktivizoi funksionin e hedhjes me ulësen dhe arriti të informojë autoritetet për aksidentin, raporton Reuters.
Një pilot tjetër, dy teknikë dhe dy ekipet e shpëtimit në mal ishin në helikopter.
Autoritetet dërguan tre helikopterë që nuk mund të afroheshin në vendin e rrëzimit për shkak të mjegullës dhe shërbimet e shpëtimit gjithashtu u përpoqën t'i afroheshin nga toka, sipas një deklarate nga provinca e Savojës.
Agjencia Franceze për aksidente në trafikun ajror njoftoi se ka filluar hetimi dhe se do të dërgojë ekipin e saj në vendin e aksidentit.