Britania do të marrë 4 milionë doza të vaksinës Pfizer deri në fund të dhjetorit

Evropë

Britania do të marrë 4 milionë doza të vaksinës Pfizer deri në fund të dhjetorit

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Autoritetet në Britaninë e Madhe presin të kenë deri në 4 milionë doza të vaksinës Pfize/BioNTech të disponueshme deri në fund të dhjetorit.

Britania e Madhe u bë vendi i parë perëndimor që autorizoi një vaksinë COVID-19 të mërkurën, duke shënuar një moment historik në luftën globale kundër koronavirusit.

“Ne presim që në 4 milionë doza, të jenë me ne deri në fund të Dhjetorit”, tha Shafrani Cordery, zëvendësshef ekzekutiv i Siguruesve të NHS.

Vaksinimet e COVID-19 do të fillojnë të martën në Angli, Uells dhe Skoci.

“Pavarësisht ndërlikimeve të mëdha, spitalet do të fillojnë fazën e parë të fushatës më të madhe të vaksinimit në historinë e vendit tonë nga e marta. Pjesa e parë e dërgesave të vaksinave do të zbresë në spitale deri të hënën në gatishmëri”, tha profesori Stephen Poëis, drejtori kombëtar mjekësor i NHS.

Cordery gjithashtu adresoi shqetësimet në lidhje me sigurinë e vaksinimit, duke thënë se “procesi i autorizimit dhe miratimit të tij ka qenë tepër i fortë”.

Raine gjithashtu shpjegoi se zyrtarët shëndetësorë do të monitorojnë me kujdes njerëzit pasi të kenë bërë vaksinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat