Infeksionet me COVID-19 kanë rënë për 30 për qind në Angli gjatë bllokimit

Evropë

Infeksionet me COVID-19 kanë rënë për 30 për qind në Angli gjatë bllokimit

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Infeksionet me coronavirus në Angli kanë rënë me rreth një të tretën gjatë bllokimit, bazuar në studimin e fundit nga ekspertët.

Sipas BBC, disa nga zonat më të goditura reflektuan me një nga përmirësimet më të mëdha – por, përkundër këtij progresi, rastet mbeten realtivisht të larta në të gjithë Anglinë.

Gjetjet nga Imperial College London, u bazuan në testet e më shumë se 100 mijë njerëzve midis datës 13 dhe 24 nëntor.

Studiuesit vlerësuan se shkalla e riprodhimit të virusit (R) kishte rënë në 0.88. Kjo do të thotë se mesatarisht çdo infeksion është transmetuar në më pak se një infeksion tjetër të ri, kështu që epidemia po zvogëlohet.

Rezultatet e këtyre testeve sugjeruan një rënie prej 30 për qind të infeksioneve ndërmjet studimit të fundit dhe periudhës 13-24 nëntor.

Para kësaj, rastet përshpejtoheshin dhe dyfishoheshin çdo nëntë ditë kur u raportua studimi i fundit në fund të muajit tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat