Vaksinat, shumë shpejt falas në Zvicër

Shëndetësia

Vaksinat, shumë shpejt falas në Zvicër

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 19:21
Vaksina

Së shpejti të gjitha vaksinat do të mbulohen nga sigurimi shëndetësor, përkatësisht nga franshisa e tyre. Me strategjinë kombëtare për vaksinim, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) do të sigurojë që më shumë të rriturit të vaksinohen.

Më së shpeshti vaksinohen foshnjat dhe fëmijët. Por, edhe të rriturit kanë nevojë për vaksina të ndryshme, në lidhje me imunizim, vaksina për t’u mbrojtur kundër gripit ose kundër sëmundjeve që mund të marrin në një udhëtim jashtë vendit.

Kështu, të rriturit mund të marrin vaksinat e nevojshme për të cilat paguan sigurimi i detyrueshëm shëndetësor. Për të siguruarit, vaksinimet falas do të jenë kundër tetanozit, hepatiti B ose gripit.

Shoqata e sigurimeve shëndetësore “Santésuisse” mbron projektin në parim, por ka kritikuar mungesën e vlerësimeve konkrete të kostove që do të shkaktojnë për industrinë e sigurimeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat