Përshtatem dhe kaloj bukur kudo ku ka diell (Foto)

Mediale Vip

Përshtatem dhe kaloj bukur kudo ku ka diell (Foto)

Nga: Maksim Gjokaj Më: 24 qershor 2016 Në ora: 21:51
Gjyste Vulaj

Është një artiste që e duan të gjithë, dhe dëgjohet dhe ndiqet në çdo stinë. Por këtë herë në rrëfimin e saj për rubrikën “Vera e..” na tregon me imtësi se si pse e pret me padurim këtë stinë të nxehtë.

Kjo është këngëtarja Gjyste Vulaj, e cila na thotë se kurrë Vera nuk do të kalojë keq, por i mbetet merak një vend që po mendon që të ketë një koncert edhe në këtë stinë, ndoshta këtë vit! Për më shumë lexoni intervistën realizuar me super femrën e estradës shqiptare.

“Bota sot”: E pret me padurim stinën e Verës?
-E pres me padurim sepse e dua diellin, dua të jem e zhveshur, apo e veshur lehtë, më pëlqejnë rrobat e verës, më pëlqejnë netët verore, megjithëse kam shumë pak netë të lira për arsye se gjatë korrikut e gushtit jam e rezervuar profesionalisht, ditët i dua sepse i kaloj me familje, me shoqëri duke u rrezitur , nëpër restorante, kafeteri, në ambiente të hapura, më pëlqen pikniku veror në bjeshkë, ku qëllon të ushqehesh pa kontroll, pin pa kufi, dehesh dhe rrotullohesh brinjave dhe mbytesh në liqen. Më pëlqen kur kaloj pa obligime ditë dhe natë tek shtëpia me familje, duke i mësuar djalit notin në pishinë, pastaj në të ngrysur vijon darka nga skara, ndenja deri në orët e mëngjesit duke qeshur e pirë deri që na merr gjumi nëpër karrika. Nga pak i pritoj Verës sepse dy muaj pothyajse çdo natë këndoj, ama kam bërë që dy vjet planin ku kam një ditë në javë pushim ashtu që edhe punën e marrë me kënaqësi, me vullnet. Vitin e kaluar kam patur një verë të shkëlqyer me pak lodhje të them pasi që e kam menaxhuar siç e thashë më lart, shpresoj që edhe këtë verë ta kaloj lehtë me sportivitet dhe pse jo të kënaqem njëkohësisht, pasi që edhe krejt familjen e kam me vete në turne gjatë kohës që jam jashtë Malit të Zi.

“Bota sot”: A e mbani mend Verën më të bukur tënden?
-Po si nuk i mbaj mend, kam kaluar shumë vera të bukura, edhe pse mund të jenë te ne një farë mënyre të zakonshme të them ashtu, ama kurrë Vera për mua nuk do të kalojë keq, monotone.

“Bota sot”: Po verën që nuk do të doje që të përsëritet?
-Të gjitha kanë qenë të bukura, s’po më kujtohet asnjë rast përveç asaj që mund të qëlloj edhe të sëmurem e atëherë heqi keq nga profesioni, sepse s’mundem të jap maksimumin, por unë edhe me minimum jam larg më e mirë se shumë këngëtarë të tjerë sa i përket shfaqjeve “live”.

“Bota sot”: E Vera më e shtrenjtë, ka qenë apo do të vijë?
-Nuk më luan pesh të madhe kjo, kur punoj ka pare, kur s’punoj prapë ka parë.

“Bota sot”: Thua ndonjëherë që ah sikur verën ta bëj Dimër?
-Jo kurrë.

“Bota sot”: E nuk kalohet bukur vera pa kënduar në cilin bregdet?
-Se kam menduar ndonjëherë, më mbetet merak pak Malsia ime, ku më kënaqësi presin koncerte nga unë, ashtu që më duhet këtë vit ose vitin tjetër të mbaj të paktën një koncert edhe në Malësi/Tuz, do shoh se si mund ta menaxhoj kohën.

“Bota sot”: E nuk kalon e bukur kjo stinë pa marrë rreze në cilin bregdet?
-Unë gjatë qershorit dhe shtatorit bëj pushimet familjare po ashtu edhe gjatë janarit dhe gjithmonë dëshiroj të kaloj pushimet në vende të nxehta, normalisht në vende të bukura turistike, por unë përshtatem bukur dhe padyshim kaloj bukur kudo ku ka diell.

“Bota sot”: E ndonjë këngë ia ke kushtuar kësaj stine?
-Mund të them që po edhe kënga ime e re që këto ditë do të publikohet mban titullin "A po keni hot". Për meë shumë ua lë ta dëgjoni, ua preferoj ta dëgjoni sepse vërtetë është shumë këngë e bukur bashkohore.

“Bota sot”: Mendon edhe ti si shumë artistë që duhet patjetër të paktën dy këngë me klipe me i nxjerr gjatë verës?
-Prodhimtaria duhet të jetë në ecje, vazhdimisht duhet punuar, unë mendoj që gjatë stinës së Verës s’ka kush kohë për TV.

“Bota sot”: E pija e preferuar që e shuan etjen gjatë kësaj stine?
-Uji si gjithmonë ,coca-cola light, limonadë.

“Bota sot”: Shoqja apo familja më e ngushtë nga Estrada shqiptare që do të doje ta kaloje shumicën e verës me të?
-Tërë Verën?!Noooo… me asnjë . Një javë ok, ama më shumë jo.

Image
Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat