A e dini pse sot "Google" mban këtë logo?

Teknologji

A e dini pse sot "Google" mban këtë logo?

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 14:31
Google

“Google” sot ka paraqitur një logo të re. Kjo për nder të Karl Landsteiner, zbulues i grupeve të gjakut, i cili ka lindur më 14 qershor 1868 në Vjenë.

Në vitin 1901 ai zbuloi se ka lloje të ndryshme gjaku, A, B, AB dhe 0 dhe se njerëzit me grup të njëjtë gjaku mund të kryejë transfuzion. Transfuzioni i parë i suksesshëm i gjakut u bë në vitin 1907, si rezultat i punës së tij.

Në vitin 1930 ai mori çmimin “Nobel” për zbulimin e bërë si dhe për arritjet në fusha të tjera. Ai ka punuar për më shumë se një dekadë duke studiuar imunitetin dhe antitrupat, në bashkëpunim me mjekun Erwin Popper. Bashkë me të, Landsteiner ka meritë edhe me hedhjen e bazave te zbulimit të virusit të poliomielitit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat