Deshamps: Shqipërinë nuk arritëm ta mposhtim në dy ndeshje

Futboll

Deshamps: Shqipërinë nuk arritëm ta mposhtim në dy ndeshje

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 08:20
Didier Deschamps

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka pritur dy vjet për ditën e sotme. Kjo e ditë e pret pas shumë skandaleve në klubin e tij, si dopingu i Sakhos, video-skandalet mes lojtarëve si dhe në fund shtuar akuzave për racizëm nga Karim Benzema dhe Eric Cantona.

 

“Këto nuk janë probleme, por gjëra që kërkojnë zgjidhje,” tha ai për blick.ch. “Ndeshja e parë kundër Rumanisë është më e rëndësishmja dhe presim një start të mirë.” Në lidhje me ndryshimin e formacionit, ai shtoi se nuk do jenë më lojtarë si Varane, Sakho dhe Debuchy, por është lojtari që pritet më shumë të tregojë veten: Paul Pogba.

 

Në pyetjen për diskutimet e fundit në Zvicër rreth “zviceranëve të vërtetë” dhe atyre me “origjinë të huaj”, Deschamps tha se i “shmangem problemeve të tilla, bile e shoh si pozitive kur ka lojtarë me origjinë të ndryshme. Ne pasurohemi dhe afrohemi nga ky diverzitet.”

 

Në lidhje me favoritët e kampionatit ai e shikon Spanjën, Belgjikën, Gjermaninë, Italinë, Anglinë dhe Francën. “Secili mund të mposht secilin, pasi diferencat janë tejet të vogla.”

 

Në pyetjen e fundit u ndalën te grupi A, ku shumë ekspertë e shohin si favor të Francës të luajë kundër Shqipërisë, Rumanisë dhe Zvicrës.


“Këto janë mendime të fansave dhe gazetarëve. Zvicra nuk është aspak kundërshtar i lehtë dhe këtë mund ta shohim nga suksesi i KB 2018. Ju keni luajtur çdo ndeshje mirë, përveç kundër Francës (5:2). Merreni Shqipërinë. Luajtëm dy ndeshje dhe nuk arritëm ta mposhtim. Ose Rumania që jo rastësisht është aty ku është,” përfundoi Deshamps./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat