Visar Dautaj dhe Ganimete Musliu bëjnë me shtëpi një familje të ish ushtarit të UÇK-së

Sociale

Visar Dautaj dhe Ganimete Musliu bëjnë me shtëpi një familje të ish ushtarit të UÇK-së

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 16:12
Pamje nga ngjarja

Familja Miftari nga fshati Runik i Skënderajt bëhet me shtëpi të re. Krejt kjo falë një donacioni të Visar Dautajt dhe angazhimit të deputetes së PDK-së Ganimete Musliu.

Falë kontributit të Visar Dautajt dhe me një angazhim të palodhshëm të deputetes e cila u mor me çdo detaj Fatimja me dy vajzat e saj sot jeton ne shtëpinë e re.

“Fatimes i kishte vdekur burri( ish ushtar i UÇK-së) nga infarkti dhe si e vetme me dy vajza pothuajse i kishte humbur shpresat për një jetë më të mirë”, thuhet në një njoftim për media.

Siq thuhet në një njoftim, kryefamiljarja Fatimja me lot në sy ka falënderuar të gjithë ata që u angazhuan për të realizuar këtë ëndërr të saj.

“Edhe nëse vdes do vdes e qetë meqë i bëra vajzat me kulm mbi kokë“, tha Fatimja me rastin e pranimit të çelësave.

Deputetja Musliu falënderon Visarin që edhe për faktin që kishte dal si 14 vjeçar në gurbet ai asnjëherë nuk ishte shkëputur nga Kosova dhe gjithmonë ishte i gatshëm te ndihmonte bashkëkombësit e tij ne nevojë.

Visar Dautaj, i cili kis hte dhuruar 13 mijë e 400 euro tha se iniciativat si kjo e deputetes duhet mbështetur dhe inkurajuar.

“Uroj që të kemi sa më pak raste si ky në Kosove sepse edhe në Gjermani një nënë në këtë moshë me dy vajza të mitura do t’ia dilte me vështirësi”, tha Visar Dautaj.

Ne përurimin e shtëpisë morën pjesë deputeti Fadil Beka kryetari bashkësisë lokale të Runikut Murat Dautaj (babaj i Visar Dautaj ), kryesuesi i Kuvendit Komunal Ismet Salihu, nënkryetari i Komunës Fadil Nura, etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat