Ahmeti: Marrëveshja e Shkupit është në funksion

Shkupi

Ahmeti: Marrëveshja e Shkupit është në funksion

Më: 6 qershor 2016 Në ora: 16:18
Ali Ahmeti gjatë vizites në Ambasaden Amerikane

Sot në Ambasadën Amerikane në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka realizuar takim të përbashkët me Ambasadorin e SHBA, Xhes Bejli, si dhe Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Aivo Orav.

Ahmeti dhe ambasadorët amerikan dhe evropian diskutuan për situatën aktuale në vend, krizën politike dhe mënyrat për tejkalimin e gjendjes.

Kryetari BDI foli për qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kërkoi që z. Ivanov ta tërheq tërësisht vendimin për falje pa asnjë vonesë.

Ahmeti gjithashtu theksoi nevojën imediate që Komisioni Shtetëror Zgjedhor ta bën punën e vet me përpikshmëri, në përputhje me ligjin dhe pa obstrukcione të ndërsjella.

Duke folur për reformat, lideri i BDIsë ripërsëriti që Marrëveshja e Shkupit është në funkcion, ndërsa obligimet ligjore që rrjedhin nga kjo marrëveshje duhet të miratohen me konsensus të gjërë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat