Qytetarët të rrezikuar nga mos ruajtja e të dhënave personale

Prishtina

Qytetarët të rrezikuar nga mos ruajtja e të dhënave personale

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 15:48
Ilustrim

Qytetarët e Kosovës nuk po gëzojnë mbrojtje të të dhënave personale. Faturat nga kompanitë e shërbimeve publike u dorëzohen atyre të hapura, e që shpesh herë, u vendosen pranë dyerve të ndërtesave ku ata banojnë. Kështu, qytetarët i ekspozohen rreziqeve të ndryshme përmes të dhënave personale që janë të disponueshme për secilin kalimtar rasti.

Krejt kjo ndodh meqë kompanitë e thirrura për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, nuk janë të gatshme të shpenzojnë buxhet për sigurimin e zarfeve.

Institucionet për mbrojtjen e të dhënave thonë se po i përcjellin rastet e tilla, dhe të njëjtat do t’i procedojnë në Gjykatë.

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, neni 14, përcakton qartë se zyrtarët që merren me përpunimin e të dhënave, duhet të mbrojnë fshehtësinë e qytetarëve.

Neni 14: Zyrtarët, të punësuarit dhe personat tjerë që kryejnë punë lidhur me përpunimin e të

dhënave përfshirë kontrolluesin e të dhënave janë të obliguar, që gjatë dhe pas kryerjes së

punëve të kontraktuara, të mbrojnë fshehtësinë e të dhënave personale me të cilat ata

njihen.

Ndërsa vet qytetarët, kanë të drejtë, ligjërisht, q ë të ushtrojnë padi ndaj kompanive të cilat ekspozojnë të dhënat e tyre personale. Rrjedhimisht, qytetarëve u garantohet e drejta që të kërkojnë edhe dëmshpërblim në raste të tilla.

Kp ka vizituar disa nga lagjet në kryeqytet, në kohën kur bëhet shpërndarja e faturave dhe ka filmuar disa fatura të vendosura pranë dyerve të vend-banimeve të qytetarëve.

Derisa ka intervistuar disa nga qytetarët,  se shumë prej tyre do të dëshironin që faturat që u dërgohen atyre të jenë të mbyllura në zarfe.

Xhemajli: Më mirë do të ishte t’i kishim faturat me zarfe

“Kisha pas dëshirë shumë sepse sido kudo ne e dimë gjendjen për vete, askush nuk na di gjendjen neve. Mirëpo, ashtu mundet, kush të kalojë andej, te këpucët, te dera i lënë, te dritarja…Kishte qenëmë mirë me zarfe me i postua”, thotë Dervish Xhemajli.

Ndërk ohë problem tjetër është edhe se shumë prej ndërtesave të reja, nuk kanë të vendosura kuti postare për secilin nga banorët. Këtë e thotë edhe Albani, një tjetër qytetarë nga Prishtina.

Muriqi: Nuk është në rregull të qëndrojnë faturat në tokë

“Pa zarfe... Kishte me qenë mirë për disa arsye. Mu personalisht nuk më pengon sepse i paguaj me kohë, mirëpo është mirë. Por, edhe njerëzit nuk kanë kuti postare ku me i vendos dhe ndoshta mund të vendoset një rregull. Në përgjithësi është më mirë me qenë me zarfe... Për faktin që lihen në tokë nuk është në rregull”, thotë Alban Muriqi.

Shqetësuese se si mund të shihen të dhënat personale të secilit qytetarë, dhe borxhet apo pagesat që ka bërë gjithsecili nga ta, e brengos Qamilin, një tjetër prishtinas i cili thotë se futja e faturave në zarfe do të ishte zgjidhja më e mirë.

Muhadri: Shpërndarja e faturave pa zarfe na pengon

“Na pengojnë, por çka me bë, sistemi i KEK-ut është ashtu... sigurisht që më mirë me qenë në zarfe. Po i shtypin me atë aparatin po i lënë te dera,dritare, ku i lënë si zakonisht”, thotë Qamil Muhadri.

Në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, thonë se kudo që hasin në fatura të pa-zarfuara, do të iniciojnë procedurat e padisë në gjykatë.

Jashari: Faturat duhet të jenë të mbyllura në përputhje me ligjin

“Faturat tek qytetarët duhet të shkojnë të mbyllura, të zarfuara, në përputhje të kërkesave të ligjit të mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë së qytetarëve, dhe zbatimit të kushtetutshmërisë që është e rregulluar me nenin 36 të kushtetutës, aspekti i mbrojtës së të dhënave personale dhe privatësisë. Kudo që hasim fatura të pa-zarfuara, ne do të pasojmë me veprime drejtë gjykatës”, thotë kryeshefi i agjencisë, Ruzhdi Jashari.

Ai bënë të ditur se qytetarët kanë të drejtë të padisin kompanitë të cilat u lënë atyre faturat të pa-zarfuara pranë dyerve të vend-banimeve të tyre.

Jashari: Qytetarët mund t’i drejtohen gjykatës dhe të kërkojnë dëmshpërblim

“Qytetarët kanë në dorë një veprim tjetër të mundshëm… meqë paraprakisht ekziston një bazë juridikisht është një vendim që ka konstatuar se kjo është shkelje ligjore. Andaj qytetarët munden në formë vetanake me bë padi dhe me kërkua dëmshpërblim pse të dhënat e tyre shkojnë të hapura, keqpërdorën nga kontrolluesit, në këtë rast KEDS ose kushdo që bënë shpërndarje të faturave të pa-zarfuara”, thotë ai.

Ndërsa në kompaninë e Ujësjellës it Rajonal Prishtina, mos dërgimin e faturave me zarfe e arsyetojnë me mungesë buxheti.

Zëdhënësja Arjeta Mjeku, tha se përpunimi i mbi 110 mijë zarfeve për çdo muaj i kushton kompanisë, e cila, sipas saj, aktualisht ka prioritet çështje të tjera.

Mjeku: Këtë vit nuk e kemi në plan çështjen e zarfeve

“Është e vërtet që ne nuk i fusim nëpër zarfe faturat , mirëpo jemi në fazën e investimeve të shumta, jemi në fazën ku duhet ta kthejmë edhe kredinë bankës gjermane përzhvillim që jeminë ndërtim e sipër të fabrikëssë përpunimit të ujit në Shkabaj. Është një kosto mjaftë e lartë për ne, dhe nuk është momenti i duhur dhe nuk është as në planë të biznesit për këtë vit që të bëjë një gjë të tillë”, thotë ajo.

Por për deputeten e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, diçka e tillë nuk mund të jetë arsyet im, meqë qytetarët nuk mund të pësojnë për shkak të mos-menaxhimit mirë të buxhetit nga kompanitë në fjalë.

Musliu: Kompanitë duhet të tërhiqen nëse nuk mund të ofrojnë shërbime

“Kompanitë kur kanë konkurruar në privatizim, ose kur kanë konkurruar të jenë taksa-mbledhës në këtë rast të qytetarëve, është dashur të planifikojnë në vijat buxhetore edhe zarfimin. Nuk është arsye të themi se kjo është e kushtueshme, sepse e dimë sa mund të kushtojë një zarf. Mirëpo zarfi në këtë rast, duhet të jetë pjesë e shërbimeve. Ata ose duhet të ofrojnë shërbime, ose duhet të heqin dorë, të thonë se ne nuk jemi të zot për shërbime të tilla”, thotë ai.

KUR Prishtina menaxhon me tetë komuna në territorin e Kosovës. Çdo muaj, shpërndan më shumë se 110 mijë fatura tek konsumatorët.

Megjithatë, zëdhënësja Mjeku tregon se në të ard hmen do të diskutojnë edhe çështjen e zarfimit të faturave.

Mjeku: Në të ardhmen do ta diskutojmë çështjen e zarfeve

“Do tëmendojmë dhe do ta fusim në agjendë që ta diskutojmë edhe këtë çështje, mirëpo do të ishte mjaftë problem sepse edhe infrastruktura rrugore në Kosovë nuk i ngjason asaj evropiane as botërore ,është pak problem sepse ndikon infrastruktura rrugore t’i shpërndajë faturat në zarfe”, thotë ajo.

Ganimete Musliu, që është pjesë e Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, komision ky të cilit i raporton Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave, thotë se veprimet aktuale të kompanive që shpërndajnë faturat e hapura, paraqesin shkelje ligjore.

Musliu: Shpërndarja e faturave të hapura, shkelje e ligjit

“Kjo është shkelje ligjore, dhe shkelje e të drejtave të njeriut gjithsesi…Neve na vijnë faturat, të gjitha faturat e shërbimeve na vijnë të pa-zarfuara ku të dhënat tona personale, dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës i ekspozohen çdo rreziku të mundshëm permanent. Mbrojta e të dhënave personale është e drejtë e çdo personi dhe qytetari që jeton këtu në Kosovë….Ne po pretendojmë të integrohemi në Evropë, dhe nëse duam të integrohemi atëherë duhet të integrohemi edhe me cilësi, punë dhe aktivitet”, thotë ai.

Ajo thotë se do të kërkojnë zbatueshmëri të ligjit, dhe se çështjen e mbrojtjes së të dhënave personale do të vazhdojë ta diskutojë edhe më tutje, derisa të bëhet diçka në këtë drejtim.

Përndryshe, neni 81, i ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, përcakton dënimet që pasojnë në rast të shkeljes së dispozitave për sigurinë e të dhënave personale.

Neni 21: Shkelja e dispozitave për sigurinë e të dhënave personale

1. Personi juridik ose personi që ushtron veprimtari të pavarur dënohet për kundërvajtje

me gjobë prej katërmijë (4.000) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro, nëse gjatë përpunimit

të të dhënave personale dështon të garantojë nivel duhur për sigurimin e mbrojtjes së të

dhënave personale sipas neneve 14 dhe 16 të këtij ligji.

2. Personi përgjegjës i personit juridik ose i personit që ushtron veprimtari të pavarur

dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëqind (500) deri në dymijë (2.000) Euro për

shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni.

3. Personi përgjegjës i organit shtetëror dënohet për kundërvajtje me gjobë prej pesëqind

(500) deri në dymijë (2.000) Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni.

4. Indi vidi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej dyqind (200) deri në tetëqind (800)Euro për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni.

Ndër të tjera, zarfimi kudo në vendet evropiane është çështje e rregullit, e masës së sigurisë dhe përpunimit të dinjitetshëm të të dhënave të qytetarëve.

Nëvitin 2014, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka proceduar një lëndë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për zarfimin e faturave, ndaj KEDS-it. Kompani kjo e cila nuk i është përgjigjur lidhur me pyetjet përkitazi për këtë temë. Gjykata Themelore asokohe pati vendosur në favor të agjencisë, duke gjobitur me tetë mijë euro institucionin dhe me një mijë të parin e tij.

Tutje, pas ankesës së kompanisë, Apeli e ka ulur gjobën në vlerë prej tre mijë euro për KEDS-in.

Derisa qytetarët shprehën të shqetësuar për ekspozimin e të dhënave personale të tyre, përmes kësaj forme të dërgimit të faturave, ata fare pak janë në dijeni se ligji u mundëson që në mënyrë vetanake të ushtrojnë padi dhe të kërkojnë shpërblim për mos-sigurinë e të dhënave personale të tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat