AAB: Optimist për një ulje afatgjatë të kredive me probleme

Ekonomi

AAB: Optimist për një ulje afatgjatë të kredive me probleme

Më: 14 maj 2016 Në ora: 15:44

Sistemi bankar shprehet optimist për një ulje afatgjatë të kredive me probleme, pavarësisht nga një rritje e lehtë e tyre e regjistruar në tremujorin e parë.

Shoqata Shqiptar e Bankave (AAB) ben të ditur se, “plani i veprimit për uljen e kredive me probleme do të japë rezultate, nëse zbatohet siç duhet”.

Sipas AAB-se, çështja e kredive me probleme ngelet e lidhur me mirëfunksionimin e institucioneve dhe mireorganizimin financiar të vetë individeve dhe biznesit.

Ndonese, citon AAB, politika monetare lehtesues e Bankes Qendrore, po nxit dhe stimulon kredimin si faktor nëgjall[rimin e ekonomisë së vendit.

Të dhënat e tremujorit të parë treguan se niveli i kredive me probleme në sistemin bankar u rrit sërish në mbi 19%, pasi ishte ulur në 18.2% në fund të vitit 2015. Rritja e shpenzimeve për provigjione u reflektua edhe në një ulje të ndjeshme të fitimeve të bankave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat