“Infrakos” 6 mijë euro tender për produkte të byfes (Dokument)

Ekonomi

“Infrakos” 6 mijë euro tender për produkte të byfes (Dokument)

Më: 13 maj 2016 Në ora: 09:31

“Infrakos”, ndërmarrja shtetërore e hekurudhave që merret me infrastrukturën hekurudhore, ka dhënë një tender “Furnizim produkte por byfe” në vlerë prej 6 mijë e 152 euro.

Përkundër krizës financiare që ka kompania që rregullon hekurudhat e Kosovës, “Infrakos” ka dhënë tender më shumë se 6 mijë euro.

Në tender kanë konkurruar 5 Operator Ekonomik, ndërsa fituesi është shpallur N.T.P “Pashtriku”, që ka ofruar ofertën më të lirë.

Oferta më e lart në këtë tender ishte 9 mijë e 659 euro, ndërsa më e ulta 6 mijë e 152 euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat