Shqipëria prezanton në OBT reformat ekonomike e tregtare për periudhën 2010-2015

Ekonomi

Shqipëria prezanton në OBT reformat ekonomike e tregtare për periudhën 2010-2015

Më: 11 maj 2016 Në ora: 18:05

Në emër të Qeverisë Shqiptare, zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ervin Mete prezantoi sot në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në Gjenevë arritjet dhe reformat ekonomike e tregtare për periudhën 2010-2015.

Në një njoftim për mediat të mërkurën nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, thuhet se “Raporti i Qeverisë Shqiptare dhe zhvillimet në Shqipëri u konsideruan të suksesshme dhe në drejtimin e duhur për rritjen ekonomike të qëndrueshme të vendit.

Anëtarët e OBT-së, ndër të cilët Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Turqia, Kina, Brazili, Mali i Zi, Moldavia etj, vlerësuan reformat e ndërmarra për rimëkëmbjen ekonomike, investimet e huaja, investimet në infrastrukturë, lehtësirat tregtare dhe doganore etj”.

“Vendet anëtare përgëzuan Shqipërinë për qasjen e re të konsultimit me biznesin duke inkurajuar konsolidim të mëtejshëm në këtë bashkëpunim. Anëtarësimi në BE u vlerësua si një nga shtysat kryesore për zhvillimin ekonomik dhe tregtar. Shqipëria mori gjithashtu mbështetjen dhe përgëzimet e të gjitha vendeve anëtare për vijimin e konsolidimit ekononomik të vendit.Shqipëria është anëtare në OBT që prej 8 shtatorit të vitit 2000, duke luajtur një rol aktiv në negociatat që zhvillohen në nivel komitetesh, grupe pune etj”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat