Bajrami e Hoti në konferencën e BERZH-it, mundësi që Banka të financojë projekte të reja

Ekonomi

Bajrami e Hoti në konferencën e BERZH-it, mundësi që Banka të financojë projekte të reja

Më: 11 maj 2016 Në ora: 11:35

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti, së bashku me një delegacion të Republikës së Kosovës po marrin pjesë në konferencën e 25-të të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Në konferencë, ministrja Bajrami ka biseduar me përfaqësues të BERZH-it lidhur me projektet rrugore dhe hekurudhore që do të financohen nga ky institucion, si dhe për mundësinë e financimeve të reja në këtë fushë.

Siç thuhet në komunikatë, në këtë konferencë po marrin pjesë delegacione të larta nga qeveritë e vendeve anëtare të BERZH-it dhe nga institucionet financiare ndërkombëtare.

“Në margjina të konferencës, dje më 10 maj 2016, ministrja Bajrami zhvilloi takime bilaterale me drejtoren e Sektorit të Transportit të BERZH-it, Sue Barret, me drejtorin e Grupit të Ballkanit Perëndimor për Financimin e Institucioneve pranë BERZH-it, Hennry Russell, me drejtoren e Sektorit për Financimin dhe Zhvillimin e NVM-ve, Charlotte Ruhe, dhe me drejtorin për rajonin e Ballkanit Perëndimor në BERZH, Holger Muent. Po ashtu ministrja Bajrami takoi edhe drejtorin për Evropë dhe Lindje të Mesme të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Yamanaka Shinichi”, njofton komunikata e MTI-së pë mediat.

Me përfaqësuesit e BERZH-it, ministrja Bajrami bisedoi lidhur me projektet rrugore dhe hekurudhore të c ilat do të financohen nga ana e BERZH-it, si dhe për mundësitë e financimit nga BERZH të projekteve të reja për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve, rehabilitimin dhe ndërtimin e linjave hekurudhore, financimin e ndërtimit të infrastrukturës fizike të zonave ekonomike, etj.

Gjithashtu, në këto takime u bisedua për gjetjen e formave dhe mundësive nëpërmjet të cilave BERZH mund të përkrah Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive si dhe ofrimin e mbështetjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë.

Ndërsa, në takimin e mbajtur me drejtorin për Evropë dhe Lindje të Mesme të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar u diskua për thellimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar me qëllim të gjetjes së formave për përkrahjen dhe financimin e projekteve për zhvillim ekonomik në Kosovë nga ana Agjencisë Japoneze për Bashkë punim Ndërkombëtar, thuhet në fund.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat