​ATK-ja shtyn afatin e dorëzimit të kuponëve fiskal

Ekonomi

​ATK-ja shtyn afatin e dorëzimit të kuponëve fiskal

Më: 30 prill 2016 Në ora: 07:14

Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se është shtyrë afati i dorëzimit të plikove me kuponë fiskal deri me datën 4 maj, 2016.

Afati i paraparë i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë muajve janar, shkurt dhe mars, ishte nga data 1 prill 2016 deri më 30 prill 2016.

“Duke marrë parasysh faktin që deri më tani ka më shumë aplikime për rimbursim të kuponëve fiskal, se sa dorëzim të plikove përkatëse dhe me qëllim që t’u jepet kohë e mjaftueshme për të dorëzuar plikot me kuponë fiskal, të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar për rimbursim, menaxhmenti i ATK-së, vendos që afati i dorëzimit të kuponëve fiskal të zgjatet deri më datën 04 maj 2016”, thuhet në komunikatë.

Dorëzimi i plikove me Kuponë Fiskal bëhet në cilëndo pikë të Postes së Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat