Zhvillimi ekonomik synohet përmes mbrojtjes së pronësisë intelektuale

Ekonomi

Zhvillimi ekonomik synohet përmes mbrojtjes së pronësisë intelektuale

Më: 26 prill 2016 Në ora: 15:32

Deri më tani Doganat e Kosovës kanë ndalur mallra të cilat dyshohen se janë shkelje e të drejtës së pronësisë intelektuale, në sasi mbi 3 milionë dhe me vlerë monetare mbi 8 milionë euro.

Këto të dhëna u bënë të ditura nëkonferencën “Të drejtat e pronësisë intelektuale", që u mbajt sot në shënim tëDitës Botërore të Pronësisë Intelektuale.

Kjo konferencë e fokusuar në sistemin e pronësisë intelektuale në Kosovë, të arriturat e institucioneve dhe sfidat është organizuar nga Agjencia e Pronësisë Industriale, Zyra për të Drejtat e Autorit, Doganat e Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe SportitKujtim Shala tha se ministria që drejton ka ndërtuar infrastrukturën ligjore për të të drejtat e autorit dhe të drejta e përafërta. Ai tha sepronësia intelektuale ka rëndësi të madhe për zhvillimin e kulturës, shkencës dhe teknologjisë së vendit.

Shala: Pronësia intelektuale ka rëndësi për zhvillimin e kulturës

“Pronësia intelektuale ka rëndësi shumë të madhe pë r zhvillimin dhe anëtarësimin e kulturës, të shkencës dhe teknologjisë. Ne e shohim të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera intelektuale si mjet të zhvillimit kulturor, shkencor dhe ekonomik. Përmes avancimit dhe mbështetjes së krijimtarisë intelektuale, kreativitetit dhe inovacionit ne dëshirojmë të nxisim zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe për këtë arsyeje jemi të vendosur për të krijuar një sistem sa më funksional të të drejtave pronësore dhe intelektuale dhe të mbrojtjes së tyre”, tha ai.

Shefi i kabinetit të ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Ilir Salihu tha se në vitin që shkoi dhe në fillim të këtij viti me inicimin e MTI-së, janë miratuar ndryshimet dhe plotësimet për patenta dhe ligjit për markat tregtare, si dhe janë miratuar ligje të reja në dizajnin industrial dhe treguesit gjeografik.

Ai tha se këto ligje synojnë të ofrojnë balancë të interesave në mes të shp ikësve dhe publikut, derisa shtoi se mbrojtja dhe zhvillimi i të drejtave intelektuale është prioritet i Qeverisë së Kosovës.

Salihu: Mbrojtja e të drejtave intelektuale, prioritet i Qeverisë

“Ligjet e përmendura synojnë të ofrojnë një balancë tëinteresave në mes të shpikësve dhe interesit të publikut dhe një sistem i cili synon forcimin e ambientit në të cilin stimulohet inovacioni dhe kreativitetit. MTI do të përkrahë në vazhdimësi Agjencinë e Pronësisë Industriale në avancimin dhe përmirësimin e kapaciteteve administrative, gjithnjë në funksion të bizneseve. Aktualisht po punojmë në avancimin e bazës së të dhënave sistemi IPAS, i cili do t’i mundësojë publikut të ketë qasje në bazën e të dhënave në lidhje me patentat dhe mallrattregtare të regjistruara në këtë agjenci...Mbrojtja dhe zhvillimi i të drejtave pronësore intelektuale është prioritet i Qeve risë së Kosovës. Këto të drejta luajnë rol të rëndësishëm në raporte me vendet e tjera, posaçërisht me marrëveshjen e tregtisë së lirë, të cilat i kemi nënshkruar edhe ne si Kosovë dhe jemi pjesë e tyre, e CEFTA-sdhe tash së fundmi edhe në BE “, tha ai.

Duke folur për zhvillimet e fundit në fushën e pronësisë industriale, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Pronësisë Industriale, Xhafer Tahiri tha se për Kosovën sfidë mbetet aprovimi i legjislacionit sekondar për mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

Tahiri: Sfidë, aprovimi i legjislacionit sekondar për mbrojtjen e pronësisë intelektuale

“Në kuptim të legjislacionit primar Kosova ka plotësuar kushtet formale sa i përket mbrojtjes së pronësisë intelektuale që kërkohen me legjislacionin e BE-së. Natyrisht sfida tash është në aprovimin e legjislacionit sekondar. Janë themel uar grupet punuese, janë bërë draftet e para të legjislacionit sekondar për zbatimin e këtyre ligjeve primare. Ne jemi duke punuar që ky legjislacion sekondar të jetë njëkohësisht në pajtueshmëri me atë“, tha ai.

Ai shtoi se që nga themelimi i kësaj agjencie janë pranuar 25 mijë e 389 aplikacione për markat tregtare, 2 mijë e 243 aplikacione për patenta dhe ka pranuar 139 aplikacione për dizajnë industriale. Xhaferi shtoi se në vitin 2015, API-ja ka lëshuar 251 vendime për regjistrim të markave tregtare dhe ka lëshuar mbi 200 vendime për patenta dhe objekte të tjera të pronësisë industriale.

Sadije Topojani nga Doganat e Kosovës tha se në total që nga viti 2010 deri më tani numëron mbi 450 marka qëgëzojnë mbrojtje nga Dogana e Kosovës. Ajo shtoi se mallrat e falsifikuar të cilat janë konfiskuar nga Doganat e Kosovës, kryesisht kanë prejardhje nga Kina dhe Turqia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat